Informacione mbi çrregullimet e shëndetit mendor
Informacione mbi abuzimin e substancave dhe problematikat që ato shkaktojnë
Informacione mbi psikotropet (medikamentet) indikacionet e tyre
Këshillime
Ejona SHASKA (ZILJA) është mjeke psikiatre me përvojë 18 vjeçare në fushën e psikiatrisë. Ajo ofron shërbimin e saj si kliniciste duke u ardhur në ndihmë personave me probleme të shëndetit mendor si:
- Çrregullimet psikotike,
- Çrregullimet Bipolare,
- Çrregullimet depresive,
- Çrregullimet e personalitetit,
- Çrregullimet e ankthit,
- Çrregullimet e stresit.
Ajo ju vjen në ndihmë gjithashtu personave që abuzojnë me substanca (drogë dhe alkool) dhe personave me çrregullime konjitive si Demenca Alzheimer. Me pasionin dhe përkushtimin që e karakterizon ka dhënë dhe jep kontributin e saj të çmuar prej vitesh në komunitet.
Dr. Ejona SHASKA jep kontributin e saj edhe në botën akademike. Prej 13 vjetësh është pedagoge e jashtme në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, dega e Infermierisë.
Pjesëmarrëse dhe referuese në Konferenca Kombëtare dhe Mbarëkombëtare. Ka botuar artikuj në revista mjekësore brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2015, ajo ka mbrojtur titullin “DOKTOR I SHKENCAVE”.
1992 - 1998
Diploma universitare
Kreu kursin e plotë të Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit të Tiranës, në degën”Mjekësi e Përgjithshme”.
2003 - 2007
Titulli "Mjek psikiatër"
Kreu specializimin pasuniversitar, dega “Psikiatri”, me rezultate të larta për titullin “Mjek psikiatër”.
2012 - 2015
Grada "Doktor"
Kreu studime doktorale në programin e doktoraturës “Mjekësi Klinike”, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe iu dha Grada Shkencore: “Doktor” në lëndët klinike.