TE DHENA:
76.3 milion njerëz ne bote qe abuzoinë me alkool bëinë çrregullime nga marrja e tij.
15.3 milion e atyre. qe abuzojnë me substanca psikoaktive bëjne çrregullime nga marrja e tyre.
Nga 136 vende ku droga merret me injeksion 93 prej tyre raportojné infeksionin HIV.
Abuzimi me substanca, dhe varësia nga ato janë probleme te renda te shoqerise sone, të cilat percaktohen si nje model i demshem i perdorimit te substancave me qellim “vetemjekimin” e humorit te ndryshuar. Ne pergjithesi abuzohet me substancat psikoaktive dhe alkool. Ne ditet e sotme po rritet shume edhe abuzimi me duhan.
Ne substancat psikoaktive përfshihen:
• Amfetaminat
• Cannabis
•Kokaina
• Halucinogenet, fenciklidina
• Sedativet, hipnotiket, barnat anksiolitike
Intoksikimi, abuzimi, varësia dhe zvjerdhja (abstinenca) janë katër gjendjet qe takohen nga abuzimi me alkool dhe substanca psikoaktive.
Intoksikimi- Éshtë një gjendje e rikthyeshme qe zhvillohet pas marrjes tej mase te një substance.Për shkak te përdorimit te substances shfaqen ndryshime te rëndësishme keqpërshtatjeje,sjelljeje, psikologjike, dëmtim i gjykimit dhe dëmtime te funksionit social dhe emocional.
Abuzimi- Éshtë një gjendje qe përcaktohet si nje modeli keqpershtatur I përdorimit te substancave te paktën për një periudhe 12-mujore dhe shoqërohet me:
1. Përdorim te vazhdueshëm te substances edhe kur individi e di se ka pasoja të rënda sociale,
psikologjike, okupacionale, fiziologjike.
2. Përdorim i përsëritur ne situata fizikisht te rrezikshme(p.sh ngarja e makinës), ndërsa personi është i intoksikuar.
3. Dështim i përsëritur ne pune , shkolle.
4. Probleme ligjore qe lidhen me marrjen e substances.
Varësia- Eshtë një_gjendje e cila shoqerohet me dëmtim dhe me shfaqjen e tre prej
tipareve te mëposhtme gjatë një periudhe 12 mujore:
1. Toleranca. Kërkohet një sasi e rritur substance për te arritur te niëjtin efekt, sepse
kur merret e njëjta sasi efekti është i ulur.
2 Shfaqen simptomat karakteristike te zvjerdhjes- abstinënces, dhe personi vazhdon te
përdor substance për te shmangur këto simptoma.
3. Substanca përdoret ne sasi gjithnjë edhe me te rritur, ose për një periudhe kohe me te
gjatë.
4. Individi përpiqet (përpjekje e pasuksesshme) ose dëshiron te pakësoje përdorimin e
substancës.
5. Harxhohet një periudhe kohe e rëndësishme për te siguruar dhe përdorur substancën.
6. Përdorimi i substancës bën qe individi te tërhiqet ose te pakësojë veprimtaritë sociale,
profesionale dhe aktivitetet e tjera.
7. Individi e kupton se përdorimi i substancës është i dëmshëm për shëndetin, por
kio nuk e frenon përdorimin e vazhdueshëm.
Abstinenca-Pas ndërprerjes ose pakësimit te sasisë se substancës se përdorur
zhvillohet nje simdrom specifike nga substanca.
1. Sindroma shkakton shqetësim ose dëmtim klinikisht te rëndësishëm.
2. Simptomat nuk janë pasoje e një sëmundje mjekësore ose mendore.
Faktoret qe ndikojne ne abuzimin me substanca(alkol ose me barna)
Nga studimet e shumta qe jane bere eshte pare se ekzistojne disa faktorë te cilët shpjegojne pse disa individe zhvillojne crregullime qe lidhen me substancen, e te tjere jo.
Baza gjenetike
Studimet e shumta tregojne se abuzimi me substanca dhe alkol transmetohen gjenetikisht. Kjo do te thote se femija I nje alkolisti(I cili eshte adoptuar qe e momentin e lindjes nga nje familje joalkolike),ka nje rrezik me te madh te behet alkolist sesa femija I personave joalkolist(I adoptuar nga familje joalkolike). Incidenca e alkolizimit eshte 4 here me e larte te pasardhesit meshkuj te alkolisteve, se sa ne pasardhessit meshkuj te joalkolisteve, pavaresisht nese keta femije rriten nga prinderit e tyre biologjik ose jo.
Ambienti femijeror
Individet alkoolist kane prindër,motra ose vëllezër alkoolist.
Procesi me te cilin zakoni I pirjes kalon brez pas brezi nga nje gjenerate ne tjetren bazohet ne mekanizmin e identifikimit(adaptimi ne personalitetin e fëmijëve te karaktetistikave te kujdestareve te rëndësishëm) si abuzimi me substanca. Gjithashtu shumica e abuzuesve vijnë nga familje ku njeri ose te dy prindërit kane qene neglizhues ose abusive ndaj femijeve.
Kultura
Abuzimi me substanca ndodh me rralle ne ato vende ku përdorimi i tyre ndalohet nga
praktikat fetare, ose kulturat e këtyre vendeve. P.sh abuzimi me substance dhe alkol eshte shume I ralle midis komuniteteve Myslimane dhe Mormone.
Statusi social-ekonomik
Abuzuesit me substanca janë individ nga te gjitha nivelet dhe grupet social-ekonomike(p.sh
te papune, student, endacake, mjeke, etj).
Sëmundjet mendore
Shumica e individëve qe abuzojnë me substanca kane çrregullime mendore .Shume individë
fillojnë te abuzojnë për “te mjekuar” çrregullimet qe kane ekzistuar me pare si:
depresioni, ankthi dhe psikoza.
Mundësia e gjetjes së substancave
Individët qe jetojnë dhe punojnë ne vende ku mund te gjejnë me lehtësi substancat janë me te
prirur te abuzojnë me to.
Çrregullimet e shkatuara nga abuzimi me substanca janë tè shumta: çrregullimi psikotik,
çrregullimet e humorit, çrregullimet e ankthit, çrregullimet e gjumit, demenca, delirium,
çrregullimi amnestik.
Abuzimi me alkool
Përdorimi i alkoolit ka pasoja shëndetësore dhe sociale. Abuzimi kronik i tij jep pasoja
traumatike qe ne moshe te re, dhe përfundon me humbjen e viteve jete ose paaftësi. Ka lidhje
midis përdorimit te alkoolit dhe 60 Iloj çrregullimesh dhe dëmtimesh. Alkooli është vlerësuar
si shkaktar i rreth 20-30% te rasteve me kancer te ezofagut, kancer te mëlçisë, cirozës ne
mëlçi, homocideve, epilepsisë dhe aksidenteve me mjete motorike ne mbare boten.
Alkoli shkakton rreth 1.8 milion te vdekjeve ne bote(3.2% te vdekjeve ne total), dhe 58.3 milion(4% ne total) paftesi per vite jete.Kosumimi I alkolit ne mbare boten ka ardhur duke u rritur ne dekadat e fundit dhe kjo vihet re me teper ne vendet ne zhvillim sesa ne vendet e zhvilluara.
Alkolizimi eshte me I shprehur midis meshkujve sesa midis femrave, megjithese incidence midis femrave eshte duke u rritur. Eshte me prevalent midis popullates se varfer dhe me pak te kulturuar, ndonese prek te gjitha klasat etnike. Alkoolizmi shton rrezikun e suicidit(vetevrasjes) te individit nga 10 deri ne 20 here, dhe shoqerohet dukshem me krimin, violence dhe aksidentet. Pra perdorimi I tepruar I tij shkakton paaftesi fizike, psikiatrike dhe shoqerore. Duhet te theksojme se ky demtim mund te ndodh pavaresisht nese individi eshte I varur ose jo(konsumimi shume I madh I alkolit con ne varesi). Alkolizmi si nje problem me propocine te medha eshte I pa diagnostikuar. Personat alkolist kane tendence te mohojne se kane probleme, dhe zakonisht refuzojne te trajtohen deri kur te afermit I detyrojne te bejne nje gje te tille.
Crregullimet neuropsikiatrike që shfaqen si rezultati abuzimit me alkool janë:
1. Intoksikacioni, abuzimi, varësia dhe abstinenca.
2. Gjendjet toksike dhe nutricionale: Sindroma Korsakov, Encefalopatia Wernicke,Demenca alkolike
3. Crregullimet depresive, crregullimet e ankthit, crregullimet e personalitetit, crregullimet psikotike(xhelozia patologjike, halucinacionet tranzitore, halucinoza alkoolike)sjellja suicidale, disfunksioni seksual.
Sindrom i varësisë alkoolike përbëhet nga shtatë tiparet që kemi përmendur me sipër per
substancat në përgjithësi. Një nga shtatë tiparet janë simptomat karakteristike të zvjerdhjes.
Zakonisht shfaqen në zgjim fillimisht me tremor(dridhje) te ekstremiteteve të sipërme dhe te
poshtme dhe më vonë të trungut. Këta individë janë të axhituar dhe shpesh ankcioz , kanë
puls të shpejtë, nauze, të përziera dhe djersitje profuze. Gjatë 24-48 orëve të para mund te
ndodhin kriza konvulsive fokale ose të gjeneralizuara. Nëse këta individë konsumojnë
alkool këto simptoma fillojnë të lehtësohen në të kundërt mund të shfaqen fenomenet
psikotike. Shfaqet halucinoza alkoolîke me halucinacione pamore ose dëgjimore( 24-48
orë pas pirjes së fundil), dhe pas 48 orësh mund të filloi deliriumi tremens.
Çështë Deliriumi Tremens?
Deliriumi tremens eshtë një formë e rëndë e sindromit të zvjerdhjes që përfshin
ndryshime të menjëhershme dhe të rënda mendore ose neurologjike. Zakonisht shfaqet tek
individë cilët ndërpresin alkoolin pas disa vitesh(mbi 10 vjet) pirje tejmase,
Simptomat .Ndodhin rreth 72 orë pas pirjes se fundit, por ndonjëherë mund te ndodhin
vonë( 7-10 ditë). Simptomat përkeqësohen me shpejtësi. Ato janë:
•Errësim i vetëdijes, disorientim në kohë dhe në vend, dëmtim i kujtesës recente, axhitacion-
Shenja të rënda të sistemit autonom (ethe, temperaturë, takikardi ,hipertension)
•Crregullime të perceptimit në formën e halucinacioneve ose i iluzioneve të lidhura me
mjedisin, veçanërisht halucinacione pamore dhe shumë frikësuese me njerëz ose kafshë.
Shpesh janë të pranishme halucinacionet taktile.
•Është i pranishëm tremor i ekstremiteteve(sidomos i duarve), ankthi, ataket e
panikut,pagjumësia rebele dhe paranoja.
• Këta individë mund të arrijne deri në dehidrim dhe kanë çrregullime te elektroliteve.
Kanë leukocitozë, shtim të sedimentit te eritrociteve dhe dëmtim të heparit.
Kjo gjendje vazhdon 3-4 ditë. Simptomat përkeqësohen në mbrëmje. Pergjithesisht te
sëmurët bien në gjumë të thellë dhe të zgjatur. Kur zgjohen ata kanë amnezi për ngjarjet qe kanë
ndodhur gjatë deliriumit. 15 % të rasteve mund shkojnë në mortalitet. Delirium tremens eshte nje urgjence psikiatrike.
Mendime të ndryshme ekzistojnë mbi alkoolizmin. Disa klinicist e konsiderojnë sëmundje, të tjerë një ves ose dobësi. Trajtimi i alkoolisteve është një proces i gjatë dhe i vështire për të sëmurët, familjaret dhe mjeket.
Anonimet alkolist. Eshte trajtimi me efektiv qe njihet per individet alkolist. Ai siguron nje mbeshtetje grupi te vazhdueshme nga individe qe kohe me pare kane pasur problem nga alkoli. Behen takime ne çdo qytet, ne çdo ore te dites dhe te nates, dhe ne kete menyre individi alkolist ka perkrahjen e nevojshme ne çdo moment qe do deshironte.
Psikoterapia.Mund te perdoret psikoterapia individuale e kombinuar me alkolistet anonime, ecila mund te jete mjaft e dobishme.
Modifikimi i sjelljes. Disa teknika si: hipnoza, desensibilizimii, stervitja e relaksimit dhe terapia e mospelqimit(perdorimi I alkoolit me stimuj te demshem si nauze etj) kane treguar efikasitet ne trajtimin e alkoolizmit.
Sherbimet plotesuese. Shtepite e posaçme, programet e rehabilitimit vokacional dhe institucionet e tjera sociale qe mbeshtesin personat alkolist dhe i ndihmojne at te rifitojne aftesité e humbura jane shume te dobishme.