Crregullimet e ankthit jane semundjet mendore me te zakonshme. Jane rreth dy here me frekuente te femrat se te meshkujt, ndikojne negativisht ne kualitetin e jetes se individit dhe shkaktojne nje deterorim (perkeqesim) te pergjithshem te shendetit dhe mireqenies. Kostoja ekonomike e crregullimeve te ankthit vleresohet rreth 47 miliarde dollare.
Femrat jane me te prirura se meshkujt per keto crregullime sepse ndikonje nje sere faktoresh biologjike, psikologjike dhe kulturore. Femrat gjithashtu kanë më shumë mundësi të kenë më shumë crregullime psikiatrike të shumfishta se meshkujt, më i zakonshmi që bashkegziston me ankthin është depresioni.
Megjithese shkaqet jane te panjohura studimet e koheve te fundit tregojne se luhatjet ne nivelin e hormoneve riprodhuese femerore dhe ciklet luajne nje rol te rendesishem ne rritjen e predispozicionit te ankthit te grate. Ka gjithashtu disa te dhena se femrat mund te behen me teper ankcioze kur nivelet e tyre te estrogenit dhe progresteronit jane te ulta si ne: sindromin premenstrual, sindromin dismorfik premenstrual, depresionin post partum, menopauz. Ndryshimet në kiminë e trurit mund të shpjegojnë përse femrat janë më të prirura.
Gjithashtu neurotransmetuesi serotoninë mund të luaj rol në përgjigjen e stresit me ankth.
Disa studime tregojne faktoret psikologjike dhe kulturor qe luajne rol ne tendencen (prirjen) e femrave drejt ankthit. Disa të dhëna sygjerojnë se truri i femrave nuk mund të përpunojë serotoninën aq shpejt sa truri i meshkujve.
Keto teori sygjerojne qe grate jane me pak te sigurta dhe ne kete menyre me te predispozuara drejt ankthit.
Perfundimisht gjenetika luan rol te ndjeshem ne crregullimet e ankthit.
Crregullimet e ankthit prekin mbi 19 milion amerikan cdo vit dhe ndodhin me shpesh te grate se te burrat.
GAD (Crregullimi I ankthit te gjeneralizuar),
Ky crregullim eshte 2 here me shpeshte te grate se te burrat dhe mund te filloi ne adoleshencen e vone ose adulterine e hershme. Zakonisht bashkeegziston me crregullime te tjera mendore si: fobia sociale, crregullimi I panikut, crregullimi depresiv.
Crregullimi I panikut prek 2 deri ne 3 here me teper femrat. I vetmi crregullim ankthi në te cilin femrat dhe meshkujt preken në të njëjtin raport është OCD (crregullimi obsesivo-kompulsiv).
Konkluzione:
- Një sërë faktorësh biologjikë, psikologjikë dhe kulturorë i bëjnë femrat rreth dy herë më të prirura për çrregullime ankthi se meshkujt.
- Periudha e menopauzës i ekspozon më shumë ato për të shfaqur këto çrregullime.
- Statistikat tregojnë se çrregullimet që femrat shfaqin më shpesh janë:
a) Çrregullimi i panikut,
b) Çrregullimi i ankthit të gjeneralizuar
d) Fobitë etj.