Çrregullimi i panikut është një çrregullim ankthi që karakterizohet nga ataket e panikut periodike të rënda(episode të papritura dhe të përsëritura të tmerrit intensiv dhe frikës së vdekjes) që shoqërohen me simptoma fizike të shumta. Femrat janë më të prekura nga ky çrregullim dy deri në tre herë më shumë se meshkujt. Gjysma e individëve që bëjnë atake paniku shfaqin agorafobi.Agorafobia është  frika per te qene vetem, frika per t’u larguar nga shtepia, dhe frika per tu ndodhur ne vende te hapura publike,sheshe, bulevarde, ura, udhetime nga te cilat ndihma mund te merret me veshtiresi.   Çrregullimi shpesh fillon në adulterinë e hershme sidomos rreth moshës 20 vjeç. Të dhënat tregojnë se në shfaqjen e këtij çrregullimi ndikojnë faktorët biologjikë, gjenetikë dhe psikosocial. Kjo sëmundje mund të transmetohet gjenetikisht. Fëmijet e prindërve me ketë çrregullim kanë një rrezik 8 herë më të madh për të zhvilluar atë se popullata e përgjithshme. Gjithashtu kanë një rrezik të madh për të shfaqur këtë çrregullim femijet, prindërit e të cilëve vuajnë nga depresioni dhe çrregullimet bipolare.

Në faktorët psikosocial mund të përmendim:.ndryshimet e mëdha të jetës si diplomimi, fillimi i punës, martesa, lindja e fëmijëve, vdekja e njerëzve të dashur, divorci, humbja e punes etj.

C'është ataku i panikut? Shenjat dhe simptomat 

Ataku i panikut është një episod i papritur që shfaqet me një rritje dramatike dhe spontane të frikës, tensionit, tmerrit dhe shoqërohet me simptoma fizike të shumta. Shenjat dhe simptomat e atakut të panikut zhvillohen papritur dhe zakonisht arrin pikun brënda 10 minutave. Shumica e atakeve të panikut përfundojnë brenda 20-30 minutash, rrallë mund të zgjasin deri në një orë.

Një atak paniku mund të ketë këto shenja dhe simptoma: 

– Palpitacione, frekuencë e rritur e të rrahurave të zemrës ,

-Djersitje

 – Dridhje ose lëkundje 

-Ndjenjë e ngadalësimit të frymëmarrjes 

-Ndjenjë e marrjes së frymës 

– Nauze ose shqetësim abdominal 

-Dhimbje gjoksi ose discomfort

 – Marrje mendsh, turullosje, ndjenjë të fikti

– Derealizim(ndjenja e humbjes se realitetit per mjedisin) ose depersonalizim(ndjenja e humbjes se realitetit per veteveten

 – Frikë mos çmendet ose e humbjes se kontrollit gjatë atakut 

– Frika nga vdekja 

– Parestezi (mpirje ose një ndjenjë djegieje që ndodh më shpesh në ekstremitete, siç janë duart, krahët, këmbët , por që mund të ndodhë edhe diku tjetër në trup.)

– Ftohtësi ose nxehtësi në trup 

Qellimet e trajtimit të çrregullimit te panikut përfshin: 

a. Menaxhimin e atakeve te panikut

 b. Ankthit paraprirës

 c. Agorafobinë. (nëse është e pranishme).

Terapia konjitive dhe e sjelljes(kognitive biheviorale) ka treguar efikasitet në trajtimin e çrregullimeve të panikut.  Studimet tregojnë se kombinimi i terapisë medikamentoze me psikoterapinë konjitive biheviorale është më efikas se alternativat e tjera. Rastet me simptoma të lehta të çrregullimit te panikut trajtohen me psikoterapi konjitive të sjelljes.

 Ajo përfishin: 

Terapia konjitive.Dy qëllimet e saj janë udhëzimet rreth besimeve te gabuara të të sëmurëve dhe informacioni rreth atakeve të panikut. Udhëzimet rreth besimeve të gabuara përqëndrohen në tendencën e të semurëve që keqinterpretojnë ndjesitë e trupit të tyre duke menduar se gjatë atakeve të panikut mund te shkojnë deri në vdekje. Informacioni rreth atakut të panikut përfshin shpjegime që kur ataku i panikut ndodh ata të kenë kohë ta kufizojnë dhe të informohen që nuk ështe kërcënues për jeten. 

Trajnimin e relaksimit e cila ka për qëllim të aplikojë metoda relaksimi për të menaxhuar ankthin.

Trajnimin e frymëmarrjes(respiracionit) është një teknikë që ndihmon kontrollin e hiperventilimit gjatë atakut të panikut, 

Ekspozimin “in vivo“-ekspozimi i vazhdueshëm i të sëmurit përballë stimulit te frikshëm në çdo kohë. 

Trajtimi medikamentoz 

Menaxhimi i urgjencës. Benzodiazepinat kanë një efekt të shpejtë dhe optimal për trajtimin e ankthit paraprirës dhe atakeve të panikut p.sh xanax(alprazolam) 2mg ditë Clonazepam 2mg-4mg ditë, por duhet patur kujtesë sepse përdorimi afatgjatë i tyre shkakton varësi

Si medikamente të linjës së pare dhe afatgjatë 6muaj deri në 1 vit në varësi të gjendjes përdoren antidepresivet SSRI(inhibitorët selektivë të rikapjes së serotoninës si: esram20mg(escitalopram)) Zoloft (sertralinë((50-100m), seroxat(paroksetini20- 40 mg)etj.Si medikament  I linjës së dytë përdoret velafaksina (effeksor) 75-150 mg.